Nënshkrimin e marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë, e kanë përshëndetur edhe zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social Twitter e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve.
“Lajme të shkëlqyera nga Munihu, ku presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq bien dakord për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit Richard Grenell dhe Ambasadës amerikane në Kosovë për mbështetjen e kësaj marrëveshjeje. Ky është një hap më afër një marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë nga të dyja vendet”./InLajmi/




















