Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se tani më dialogu Kosovë-Serbi ka marrë një frymë të re e atë falë SHBA-së.
Ai më tej falënderon angazhimin e ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar i posaçëm për këtë proces i presidentit Trump.
“Në takimin e sotëm në Munih me Ambasadorin Grenell, diskutuam për marrëveshjet e deritanishme dhe hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë :
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dinamikë të re falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, emërimit të Ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar i posaçëm për këtë proces i Presidentit Trump.
Në takimin e sontëm në Munih me Ambasadorin Grenell, diskutuam për marrëveshjet e deritanishme dhe hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
Kosova është me fat për këtë vëmendje të SHBA-së, prandaj është jetike që t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes finale dhe përmbylljes së dialogut. HTH /InLajmi/