Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në T7, ka thënë se kryeqyteti i Kosovës ka ujë vetëm edhe për 7 muaj.
“Ne aktualisht kemi ujë veç edhe për 7 muaj”, është shprehur Ahmeti në Pressing,
“Edhe në 2013 kemi hasur në rast të ngjashëm, megjithatë problemi është zgjidhur”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, i pari i Prishtinës ka treguar se kryeqyteti furnizohet me ujë nga liqeni i Ujmanit për të plotësuar nevojat, transmeton Reporteri.