Dy persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në lagjen Kolovica në Prishtinë rreth orës 17:00.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Ahmeti ka thënë se Policia e ka arrestuar një person të dyshuar dhe ia ka konfiskuar armën që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë se njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave tjerë të përfshirë në këtë rast.