Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka komentuar vendimin e qeverisë Kurti lidhur me uljen e pagave në qeveri.
Murati tha se vendimi ul pagat e qeverisë dhe nuk prek ato të sistemit të drejtësisë e as nuk bie ndesh me ligjin, shkruan InLajmi.
Ai tha se kushdo që dëshiron të komentojë mbi ligjshmërinë e vendimeve, duhet së pari të sigurohet që ligjit të cilit i referohet të mos jetë i shfuqizuar.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi ul pagat e qeverise, nuk prek ato te sistemit te drejtesise, dhe nuk bie ndesh me ligjin, perkunder disa pretendimeve te bera sot gjate dites.
Kushdo qe deshiron te komentoje mbi ligjshmerine e vendimeve, duhet se pari te sigurohet qe ligji te cilit i referohet te mos jete i shfuqizuar./InLajmi/