Qeveria e Republikës ka formuar grupin punues për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Do të kemi një grup punues që do të bëjë finalizimin e përgatitjeve”, u shpreh Kurti.
Më tej, shefi i qeverisë tregoi emrat e ministrave që do të jenë pjesë e këtij grupi.
“Unë propozoj që ta kemi një grup punues i cili do të udhëhiqet nga zv/kryeministri Haki Abazi, ministri Anton Quni dhe dy ministret Vlora Dumoshi dhe Emilja Rexhepi”, ka deklaruar ai.
Një emër tjetër ka propozuar edhe zv/kryeministri, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se pjesë e këtij grupi të jetë edhe ministrja, Hykmete Bajrami.