Pas ngjarjes së djeshme në një kopsht privat “Cambridge School”, ku edukatorja dhunonte një fëmijë, reagime të shumta ka pasur nga publiku.
E tillë është një letër që e ka dërguar një nënë, minstres së Arsimit, përmes rrjetit social Facebook, shkruan InLajmi.
Në këtë letër, nëna i drejtohet minstres Bajrami që të merrë masa sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me kopshtet private, që ata të cilët nuk i plotësojnë kushtet dhe të mbyllen urgjentisht.
Nëna i lutet minstres Bajrami , që të mos lejoj që të përjetojmë ngjarje të tilla sikurse ngjarja e djeshme.
Letra e plotë e prindes:
Letër e hapur Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në veçanti për ministren Hykmete N. Bajrami,
Ju lutem shumë e nderuara dhe e respektuara znj.Bajrami që të merrni masa sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me kopshtet private që ata të cilët nuk i plotësojnë kushtet të mbyllen urgjentisht.
Të lutem shumë mos lejo që të përjetojmë ngjarje të tilla sikurse sot të rrahet fëmija në kopshtet private, të lutem shumë mos i lejo të përfitojnë në kurriz të prindërve të cilët punojnë natë e ditë që t’i dërgojnë në kopshtet “kishe” më të mira e me staf profesional sepse ashtu paraqiten, të lutem shumë sikur një nënë një nënës që të merresh seriozisht me çështjen e kopshteve private në Kosovë.
E di shumë mirë që sigurt në krejt Kosovën ka kësi raste po që s’kanë dëshmi prindërit tjerë që ta dëshmojnë, të lutem shumë mos i lejo të ushtrojnë dhunë në fëmijët tanë sepse po sakrifikohemi shumë për ta.
E nderuar po të them prapë që po të lutem sikur një nënë një nënës të cilës t’i ja beson shumë sepse keni fëmijë vet.
Shpresoj që në këtë mandat do ta kesh parasysh këtë punë e cila i preokupon shumë prindër.
Me respekt,
Ajrina Gashi Hamdiu./InLajmi/