Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga titullohet ‘Merri krejt” dhe është publikuar dhe shoqëruar me videoklip, shkruan InLajmi.
Bashkëpuntorët e saj janë të shumtë dhe duket se Dafina i ka kushtuar shumë vëmendje videoklipit.
Përndryshe këngëtarja Dafina Zeqiri është e lindur më 14 prill të vitit 1989 në Varberg të Suedisë.
Karrierën si këngëtare, Dafina e nisi në moshën 10-vjeçare, duke u paraqitur në një nga festivalet e fëmijëve në Suedi, me një këngë në gjuhën angleze, tekstin e së cilës e kishte shkruar vet.
Më poshtë gjeni kangën./InLajmi/