Çdo kush përdor sfungjerët e makijazhit në mënyra të ndryshme por, disa prej tyre mund të jenë edhe të gabuara.
Më poshtë keni mënyrat e duhura për ta përdorur:
Përdorni sfungjerin për aplikimin e fondatinës
Përdorimi i një sfungjeri për të aplikuar dhe përzierë fondatinën është një shpëtim. Sfungjerët e bëjnë aplikimin e fondatinës pothuajse të padukshme. Mos harroni, të përdorni sfungjerin pasi ta lagni.
Përdorni sfungjerin për aplikim e produkteve për kujdesin e lëkurës
Përdorimi i një sfungjeri për të aplikuar produkte për kujdesin e lëkurës si hidratues dhe serume ka kuptim të plotë duke marrë parasysh që sfungjeri nuk do t’i përvetësojë ato. Plus, përdorimi i sfungjerit do të thotë se ka më pak rrëmujë në majë të gishtave dhe një aplikim i barabartë.
Përdoreni atë për të aplikuar blush kremoz ( i kuq i faqeve)
Që të aplikoni blush me një sfungjer, buzëqeshni dhe ngulitni mbi mollët e faqeve tuaja. Në varësi të asaj sa dramatike apo natyrale dëshironi që skuqja juaj të shfaqet, ju mund të shkoni në zonë dy ose disa herë derisa të arrini pamjen tuaj të dëshiruar.
Përdoreni atë për të aplikuar highlighter kremoz (ndriçues)
Ngjashëm me ndërtimin e skuqjes tuaj, sfungjerët gjithashtu mund të përdoret për të ndërtuar një ndriçim.
Përdoreni atë për të freskuar makijazhin
Nëse ndonjëherë dëshironi ta zbusni makijazhin ose ta rifreskoni gjatë ditës, do ju duhet të lagni pak sfungjerin dhe të vazhdoni me përmirësime.
Përdoreni atë për të larguar makijazhin
Me siguri gjithmonë e keni përdorur sfungjerin vetëm për ta vendosur grimin por, asnjëherë edhe për ta larguar atë. Ai ndihmon shumë edhe në largimin e tij.