Sami Kurteshi nga VV-ja ka hedhur akuza mbi gazetarin Adriatik Kelmendin i cili sonte në emisionin e tij kishte në intervistë Albin Kurtin, ku si duket Kurteshit si kanë pëlqyer pyetjet të cilat ia ka bërë Kelmendi kryeministrit.
“E tmerrshme të dëgjosh pyetjet e shumë gazetarëve ndaj Kryeministrit. Shumica e pyetjeve janë policore, por jo politike. Kjo është e frikshme, sepse dëshmon për edukimin e tyre profesional”, ka shkruar Kurteshi në rrjetin social Facebook. /InLajmi/