“Nëse nuk nënshkruhet me Rusinë kurrfarë marrëveshje mbi kontrollin e armatimit, SHBA do të krijojë armën më të fuqishme nukleare në botë” , ka deklaruar presidenti i SHBA.
“Momentalisht Rusia dhe Kina duan njëkohësisht të negociojnë me ne, në mënyrë që t’i ndërpresim shpenzimet e çmendura të miliardave dollarë në armatosjen nukleare. Mirëpo, derisa nuk do të kemi një marrëveshje të tillë, të vetmin gjë që mund ta bëjë është t’i krijojë forcat më të fuqishme nukleare në botë”, ka theksuar ai.
Sipas tij, Amerika ka nevojë për raketa super të shpejta, sepse Moska tashmë posedon armatim të tillë, duke pretenduar se “pala ruse ka mundur t’i marrë informatat për teknologjinë përkatëse nga udhëheqësia paraprake amerikane, shkruan Insajderi.
Të përkujtojmë, Marrëveshja mbi Mospërhapjen e Armatimit Nuklear (START-3) përfundon më 5 shkurt 2021, edhe pse nuk ka marrëveshje konkrete për atë se kur do të fillojnë negociatat, këshilltari i presidentit të SHBA për siguri kombëtare Robert O’Brian ka paralajmëruar se Uashingtoni mund ta bëjë këtë “së shpejti”.