Një lajm shumë i keq është shpërndarë nga klubi i Barcelonës. Ekipi katalanas ka konfirmuar se lojtari i tyre Ousmane Dembele iu nënshtrua një tjetër operimi. Ndërhyrja kirurgjikale ndodhi në qytetin Turku të Finlandës.
Francezi u operua në këmbën e tij të djathtë dhe gjithçka shkoi me sukses. Lojtari i ri do të qëndrojë jashtë për 6 muaj. Kjo do të thotë se ka humbur sezonin aktual dhe mundësinë për të luajtur në Euro2020, shkruan Insajderi.
Ai do të vazhdojë fazën e rikuperimit, ndërsa ky moment është mjaft i vështirë për të, pasi kaloi dhe në fazën e parë të sezonit një dëmtim të frikshëm. Dembele është shumë i talentuar, por ka patur probleme të shumta me dëmtimet dhe sjelljen e tij.