Kopshti Cambridge Kids ka reaguar pas publikimi të videos ku shihet edukatorja duke rrahur fëmijën.
Menaxhmenti i kopshti ka shprehur keqardhje dhe indiniatën te thelle me sjelljen e edukatorës në fjalë dhe i është kërkuar falje prindit dhe ju është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhe, thuhet në postimin e kopshit në rrjetin Facebook ,shkruan InLajmi.
Kopshti ka kërkuar falje dhe ka thënë se gjëra të tilla më nuk do të ndodhin më.
Postimi i plotë:
Të dashur prindër,
Si edhe jeni në dijeni të gjitha ambientet e kopshtit tonë janë në monitorim 24oresh të kamerave dhe të gjithë Ju keni qasje në cdo kohë.
Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prinderit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendosë fëmijën e tij në karrocë.
Me të parë skenën përgjegjesit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren ne fjalë, ndërsa prindit I është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë.
Menaxhmenti I kopshtit shpreh keqardhjen dhe indiniatën me te thelle me sjelljen e edukatorës në fjalë.
Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve.
Andaj kërkojmë falje deri në përulje për një incident të tillë.
Në ndërkohë që kërkojmë mirëputimin dhe besimin Tuaj prindor që të tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të pa presedan.
Video është publikuar gjatë ditës së sotshme në shumë media, ku shihet se si edukatorja ushtron dhunë tek fëmija ./InLajmi/
https://www.youtube.com/watch?v=aUJ9H2NiWA0&feature=emb_logo