Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ambasadorës së Kosovës në Itali Alma Lama.
“Premtoi se do jepte 1 milion euro per termetin ne Shqiperi, por dergoi 500 granata helmi, gazi lotesjelles “- tha Lama, gjatë një postimi me Facebook, shkruan InLajmi.
Por, Pacolli ka reagur përmes rrjetiti social Facebook, duke thënë se kjo është një gënjeshtër dhe shpifje.
Pacolli tutje, ka shtuar se gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë.
Reagimi i plotë:
Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri! Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë. Ju përshëndes!/InLajmi/