11 Shkurti është dita e 42-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 323 ditë.
Ngjarje
660 – Data tradicionale e themelimit të Japonisë nga perandori Jimmu.
55 – Tiberius Klaud Cezar Britannikus, trashëgimtar i fronit perandorak romak, vdes në rrethanat misterioze në Romë. Vdekja e tij i hap rrugën Neronit për t’u bërë perandor.
1826 – U themelua University College London me emrin University of London.
1895 – Georgetown u bë pjesë e kryeqytetit Washington DC .
1916 – Anarkistja amerikane Emma Goldman arrestohet për mbajtjen e një leksioni mbi kontrollin e lindjeve.
1919 – Friedrich Ebert (SPD) u zgjodh President i Gjermanisë.
1929 – Italia nënshkruan Traktatin Lateran, duke njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Vatikanit.
1943 – General Dwight David Eisenhower zgjidhet për të komanduar ushtrinë aleate në Evropë. Përpjekjet e gjeneralit në Luftën e Dytë Botërore e bënë atë aq shumë popullor sa më 1952 amerikanët e zgjodhën President të Shteteve të Bashkuara.
1945 – Marrëveshja e Jaltës e nënshkruar nga Presidenti Franklin Roosevelt, kryeministri britanik Winston Churchill, dhe udhëheqësit sovjetik Josef Stalinit përcakton strategjinë aleate pas luftës së dytë botërore.
1948 – John Costello pason Éamon de Valera si Taoiseach të Irlandës.
1953 – Bashkimi Sovjetik ndërpreu mardhëniet politike me Izraelin.
1963 – Agjencia amerikane qendrore e zbulimit (CIA) krijon për herë të parë Divisionin e Operacioneve brenda vendit.
1964 – Grupi Beatles jep koncertin e parë në SHBA, me një shfaqje në Koloseun në Washington DC.
1964 – Fillojnë luftimet greko – turke në Limasol, Qipro.
1964 – Tajvani ndërpreu mardhëniet politike me Francën.
1978 – Kina shfuqizon masën e ndalimit ndaj librave të Aristotelit, Shekspirit dhe Dikensit; leximi i tyre nuk do të përbënte më krim kundër shtetit.
1990 – Udhëheqësi i qendresës zezake të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, lirohet nga burgu politik pas më shumë se 27 vjetësh. Mandela doli nga dera e burgut Victor Verster jashtë Cape Town mes entuziasmit të pasuesve të tij. Pas daljes nga burgu, Mandela u vu në krye të përpjekjeve kundër aparteidit.
1998 – Lyrika për këngën “Candle in the Wind 1997” del në ankand për 442.500 dollarë.
2011 – Si rezultat i protestave të Pranverës Arabe, presidenti egjiptian Hosni Mubarak njoftoi dorëheqjen dhe ia dorëzoi pushtetin ushtrisë.
2012 – Ylli i muzikës pop Whitney Houston vdiq në hotelin Beverly Hilton në Los Anxhelos, një natë para ceremonisë vjetore të çmimeve muzikore.
2013 – Papa Benedikti XVI njofton dorëheqjen, duke u bërë papa i parë që të jeq dorëheqjen që nga viti 1415.
Lindje
1535 – Papa Gregory XIV (v. 1591)
1732 – George Washington (sipas Kalendarit Julian) – Kryetari i parë të ShBA
1847 – Thomas Alva Edison – Teknik amerikan. Shpikës i disa aparateve kinematrografike. (v. 1931)
1909 – Henrik Lacaj, mësues, përkthyes, leksikograf dhe pedagog.
1920 – Faruku I-rë, mbret i Egjyptit.
1976 – Ricardo, futdbollist pertugez.
Vdekje
2008 – Tom Lantosh, politikan amerikan
2014 – Skënder Sallaku, aktor i njohur shqiptar i humorit.