Anëtari I PSD-së, Visar Ymeri, ka përkujtuar Arben Xheladinin dhe Mon Balajn në 13 vjetorin e vrasjes së tyre.
Ai përmes rrjetit social Facebook shkruan se as sot e kësaj dite asnjë person nuk është dënuar, as dorasit e as urdhërdhënësit. Do të duhej të vinte dita edhe për ta.
Postimi i tij i plotë:
13 vjet pas vrasjes së Arbenit dhe Monit shumë gjëra kanë ndryshuar. Përveç padrejtësisë. As sot e kësaj dite asnjë person nuk është dënuar. As dorasit. As urdhërdhënësit.
Do të duhej të vinte dita edhe për ta. Për drejtësinë në rastin e Monit dje Arbenit. Për drejtësinë në rastin e plagosjes së 80 demonstruesve tjerë./InLajmi/