Ka vetëm pak javë që është shtruar asfalti i ri tek Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Por siç duket, frekuentimi i shumtë i kësaj rruge, sidomos gjatë sezonës kur gripet janë shumë të shfaqura, ka bërë që kjo rrugë të dëmtohet.
Në një faqe në rrjetin social në Facebook, e cila është nën administrimin e qytetarëve për raportimin e parregullsive në kryeqytet, është publikuar një foto ku shihet gjendja e dëmtuar e asfaltit, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës nuk ka reagur asgjë lidhur me këtë ngjarje.
Kjo është gjendja aktuale e rrugës: