Fundjava ka filluar me diell, temperaturë të lartë dhe mot të kthjellët, por sinoptikët parashikojnë një ndryshim drastik të motit në mesditë, pasi stuhia ciklonike “Ciara” do të godasë Evropën, por do të prekë edhe Shqipërinë.
Sipas sinoptikanëve, shkurti do të mbyllet me temperatura të ulëta, moti tipik i dimrit, ndërsa pranvera pritet të sjellë shumë shi.
“Ardhja e stuhisë Ciara në territorin shqiptar pritet gjatë mesditës, duke shkaktuar që temperaturat të bien nën gradën zero dhe me praninë e reshjeve, kryesisht, reshje dëbore, transmeton TCH.
Stuhia do të sjellë gjithashtu një ndryshim të motit, por kjo stuhi do të qëndrojë shumë pak në territorin shqiptar, duke bërë që reshjet të zëvendësohen me mot të ftohtë “, thonë meteorologët.