Po vazhdojnë inspektimet në transport në kryeqytetin e Kosovës.
Inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës po kryejnë këto kontrolla në pjesë të ndryshme të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.
Tahiri, ka publikuar edhe disa fotografi gjatë këtij inspektimi që janë realizuar në orët e mëngjesit të sotëm./InLajmi/