• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

PDK i drejtohet me shkresë Osmanit që ta rikthej fotografinë e Thaçit në vendin e vet

J G nga J G
10 February 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
PDK i drejtohet me shkresë Osmanit që ta rikthej fotografinë e Thaçit në vendin e vet
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), edhe sot do ta bojkotojë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, do ta bojkotojnë edhe sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shkak të veprimeve anti-kushtetuese e anti-ligjore që ka ndërmarr kryetarja e re e Kuvendit Vjosa Osmani e cila ka larguar fotografinë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës nga muri ballor në zyrën e saj, ashtu siç e parasheh Ligji për Protokollin e Shtetit.

Grupi Parlamentar i PDK-së, i është drejtuar sot edhe me një shkresë Vjosa Osmanit dhe Sekretarit të Kuvendit, duke iu bërë të qartë edhe zyrtarisht arsyet e bojkotit të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit si veprim fillestar simbolik e politik, dhe duke kujtuar shkeljet ligjore me rastin e heqjes së fotografisë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet kësaj shkrese, Grupi Parlamentar I PDK-së ka evidentuar të gjitha shkeljet ligjore të Ligjit të nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për Institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që Ju përfaqësoni, me anë të kësaj shkrese, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (këtu e tutje: PDK-së), në vijim të veprimit tuaj jo institucional dhe të pa ligjshëm për largimin e fotografisë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës nga vendi i mëparshëm në zyrën e institucionit të Kryetarit të Kuvendit, si dhe në vijim të bojkotimit të mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit, nga përfaqësuesit e PDK-së, si veprim fillestar simbolik e politik, përmes kësaj shkrese, edhe zyrtarisht ju kërkojmë që në afatin sa më të shkurtër kohor, të ndaloni së vepruari në papajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, përkitazi më këtë çështje”, thuhet në shkresën e PDK-së drejtuar Vjosmanit dhe sekretarit të Kuvendit.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, ju kërkon edhe një herë, të lexoni dhe interpretoni drejt, nenin 20 të Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 53 me datë 01.06.2009) i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 89,me datë 30.11.2010)”, thuhet në shkresën e PDK-së, shkruan lajmi.net.

“Për më tepër, në zbatim të këtij neni, si dhe bazuar në nenin 7 të Ligjit nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar edhe Rregulloren Nr. 19/2011 për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së Presidentit/es të Republikës së Kosovës, fushëveprimi i zbatimit të të cilës shtrihet në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës dhe udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët sipas Ligjit nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës janë të renditur në rangun 1, 2 dhe 3, ndërsa e në grupin e parë të të cilës, sipas pikës 1.1.2. rendit ekskluzivisht institucionin dhe pozitën institucionale edhe të Kryetarit të Kuvendit. Sipas nenit 3 të kësaj Rregulloreje, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët janë të renditur në rangun 1, 2 dhe 3 janë të obliguar që në zyrat e tyre të vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën e PDK-së.

“Si më sipër, duke shpresuar se do ta keni më të qartë detyrimin tuaj, nga aktet juridike të sipërcekura, Ju inkurajojmë të ktheni fotografinë e Presidentit të Republikës së Kosovës në pjesën ballore në zyrën tuaj si kryetare, dhe të distancoheni nga qasja jo institucionale dhe të mos krijoni një precedent të tillë, i cili do të ketë pasoja jo vetëm në nivel të zhvillimit të jetës institucionale dhe politike në planin afatshkurtër, por edhe do të ketë pasoja afatgjate në aspektin e zhvillimit dhe kultivimit të kulturës shtetërore, kushtetuese dhe parlamentare në demokracinë tonë të re”, thuhet në shkresën e PDK-së.

Pas zgjedhjes në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani veprimin e parë institucional e ka bërë duke hequr fotografinë zyrtare të Presidentit nga pjesa ballore e zyrës së saj, siç e parasheh ligji për protokollin dhe duk e zëvendësuar atë me fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Tags: BojkotimHeqja e fotografisë së ThaçitPDKVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Kryeministri Kurti vizitë të shpejtë në Tiranë, zbardhet agjenda

Postimi tjetër

Reagon Lista Serbe pas ndalimit të sportistëve serbë

Të ngjajshme Postime

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të
KRYESORE

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë
KRYESORE

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

29 December 2025
Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti
KRYESORE

Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti

29 December 2025
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë bllokadën politike
KRYESORE

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë bllokadën politike

29 December 2025
Ahmeti i çon mesazh Kurtit: Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, ta forcojë aleancën me ShBA
KRYESORE

Ahmeti i çon mesazh Kurtit: Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, ta forcojë aleancën me ShBA

29 December 2025
Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari
Kosovë

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari

29 December 2025
Postimi tjetër
Reagon Lista Serbe pas ndalimit të sportistëve serbë

Reagon Lista Serbe pas ndalimit të sportistëve serbë

Lajmet e fundit

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

Meshkujt që tërhiqni janë pasqyrimi i asaj që jeni

30 December 2025
ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

30 December 2025
Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu