Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold i ka dhënë shokut të skuadrës, Jordan Henderson, komplimentin që çdo futbollist mund ta dëshironte.
Arnold u pyet nga një fans i Liverpoolit në Twitter nëse ai dëshiron të luajë me Ronaldon apo Messi, por përgjigja e tij shokoi të gjithë.
Të luajë me Hendersonin”, ishte përgjigja befasuese e Trent, shkruan Bota Sot.
Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka udhëhequr me shembull ekipin e Reds, pasi kanë fituar 22 ndeshje në Premier League këtë sezon dhe janë shumë pranë titullit të parë në Angli pas 30 viteve.