Vazhdon të jetë shqetësuese ndotja e ajrit në Prishtinë.
Edhe të dielën prishtinasit janë përballur me ndotje të lartë të ajrit.
Kjo situatë është kthyer në shqetësim për banorët e Prishtinës.
Sipas matësit të ambasadës amerikane në Prishtinë, në matjet e fundit që janë publikuar në ora 22:00, ndotja e ajrit ka arritur në 236.
Kjo masë e ndotjes llogaritet të jetë shumë e pashëndetshme për banorët.
Këshillohet që vetëm në raste emergjente të dilni jashtë shtëpisë, në të kundërtën kjo shkallë e ndotjes është tejet e pashëndetshme për të gjithë e sidomos për fëmijët dhe personat të cilët kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes.