Është arratisur një i burgosur nga Qendra Korrektuese e Dubravës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka bërë të ditur se një i burgosur është arratisur nga Pavijoni Gjysmë i Hapur në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimi, arratisja e të burgosurit ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme dhe se i burgosuri me inicialet M.K., ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 18:00, i burgosuri M. K është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtarë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, SHKK ka bërë të ditur se menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës dhe për të arratisurin M.K., tashmë është bërë edhe fletërreshtim.






















