• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Analistët thonë se taksa duhet të hiqet

J G nga J G
9 February 2020
në Kosovë, Politikë
0 0
0
Analistët thonë se taksa duhet të hiqet
6
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake me masën e reciprocitetit nga analistët politikë po shihet si veprim më i arsyeshëm karshi politikave agresive të Serbisë.

Megjithatë, sipas tyre, kjo duhet të aplikohet e jo të përdoren lojëra populiste.

Zëvendësimi i taksës po konsiderohet se do të ketë kosto politike për kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për çka sipas tyre do të ketë edhe protesta nga opozita.

Njohësi i rrethanave politike, Rasim Alija tha se masa e reciprocitetit ka qenë në kuadër të programit të vet Albin Kurtit. Pavarësisht kësaj, sipas tij është shumë e rëndësishme se si do të vendoset kjo masë, porse taksa nuk duhet të largohet pa vendosjen e masës së reciprocitetit.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ka një plan prej qeverisë për zëvendësimin e taksës, e kjo i bie që vijnë në plan politikat e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket pjesës së reciprocitetit. E pjesa tjetër është rezistenca e opozitës në këtë rast e AAK-së si politikë e vendosur nga ata që taksa të mos hiqet. Por duhet të shihet me kujdes të shtuar. Më e rëndësishme se vendosja e masës së reciprocitetit është mënyra se si vendoset. E këtu kemi parasysh edhe përfshirjen e opozitës. Pa një debat të mirëfilltë në Kuvend dhe pa një plan paraprak të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit e mbi të gjitha për pasojat që do të mund të ishin tutje për vështirësitë e vendosjes së taksës, unë mendoj që nuk do të duhej të ngutej e as të merret ndonjë lloj vendimi”, thotë Alija.

Sipas tij, vendosja e masës së reciprocitetit do të ketë kosto politike për kryeministrin Kurti.

“Pikërisht këtu është kosto e politike që mund të paguajë Kurti me zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit që i bie një kosto për opozitarizëm shumë të theksuar e mbi të gjitha një lloj opozitarizmi me tone shumë të larta, siç e kemi parë edhe në ditën e formimit të qeverisë. Do të ketë kritika, dhe nuk përjashtohen as protestat e mundshme për heqjen e taksës. Mirëpo kjo është kosto politike që do ta paguajë Kurti me rastin e zëvendësimit të reciprocitetit”, tha Alija.

Shefi i ekzekutivit kosovar masën e reciprocitetit me Serbinë e ka përmendur edhe gjatë javës, për çka sipas Albin Kurtit do të ketë edhe përkrahjen e opozitës.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë. Edhe për shkaqe historike dhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë pra mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë me parimin e reciprocitetit. Unë besoj se edhe ata që janë sot në opozitë ose ata që nuk na votuan, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë dakord”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi tha përmes telefonit për KosovaPress se taksa duhet të hiqet, dhe reciprociteti duhet të aplikohet.

“Unë mendoj se në interes të çuarjes përpara të procesit taksa duhet të hiqet. Mendoj se ajo e ka arritur efektin. Sa i përket reciprocitetit ai duhet të aplikohet absolutisht, por jo duke u proklamuar a shpallur. Do të thotë s’ka nevojë për nxitje e krekosje, por thjesht aplikohet. Mënyra e tillë mund të mos jetë popullore për qeverinë, por kjo qeveri duhet ta bëjë ndryshimin edhe në këtë kuptim – jo lojëra populiste, por punë dhe qasje realiste dhe bashkëpunim me SHBA dhe BE-në, përkatësisht Gjermaninë dhe aleatët e tjerë”, tha Paçarizi.

Sa i përket rifillimit së dialogut me Serbinë, Paçarizi thotë se kjo është e pamundur pa bashkëpunimin ndërmjet pozitës e opozitës.

“Sa për dialogun, mbështetja e opozitës varet nga formati i dialogut dhe qasja që do të ndërtojë kryeministri Kurti. Është shpresëdhënëse qasja e ndryshuar e tij në raport me presidentin Thaçi që ka nisur ta konsiderojë bashkëpunëtor dhe jo me armik politik. Dialogu dhe marrëveshja me Serbinë është e pamundur pa bashkëpunim të ngushtë dhe të hapur. Tek e fundit, përvoja mos-bashkëpunimi kemi pasur mjaft”, deklaron ai, transmeton Telegrafi.

Krahas kësaj, Rasim Alija vlerëson se kreu i Qeverisë nuk do ta ketë në prioritet çështjen e dialogut. Megjithatë, sipas tij rol kyç për një qasje tjetër për fillimin e dialogut do të jetë pas vizitës me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kjo e fundit pas marrjes së detyrës, ka ftuar Kurtin për një vizitë në Berlin.

Tags: AnalistëtKurtiOpozitaTaksa
Postimi i mëparshëm

Hani një lugë të kësaj tretjeje shtëpiake dhe do të rilindeni

Postimi tjetër

Kërkohet avancim më i madh i pozitës së grave

Të ngjajshme Postime

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve
Kosovë

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë
Politikë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë
Kosovë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog
Kosovë

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog

12 November 2025
Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës
Kosovë

Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës

12 November 2025
Çitaku për Krasniqin: E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira, e ruajte, e rrite dhe e fuqizove
Politikë

Çitaku për Krasniqin: E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira, e ruajte, e rrite dhe e fuqizove

12 November 2025
Postimi tjetër
Kërkohet avancim më i madh i pozitës së grave

Kërkohet avancim më i madh i pozitës së grave

Lajmet e fundit

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu