Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka falënderuar presidentin e SHteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për vëmendjen e tij ndaj shtetit të Kosovës.
Thaçi përmes një shkrimi në Twitter, Presidenti duke lavdëruar të dërguarin special të presidentit amerikan Trump, Richard Grenell, thotë se me punën e tij do të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Thaçi.
Ambasadori Grenell, pas vizitës që i bëri Kosovës, arriti dy marrëveshje atë, për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, dhe gjithashtu marrëveshje për transportin hekurudhor.
Çështjen e linjës ajrore, Trump e kishte përshëndetur duke e quajtur historike.
https://twitter.com/HashimThaciRKS