Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast me koronavirus.
Pacienti i dyshuar me koronavirus thuhet se ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK’së.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konferencën për media tha se nuk ka arsye për të ngritur alarm nga qytetarët e Kosovës.
Vitia tha se fjala është për një paciente e cila ka dyshuar që ka simptoma të virusit ‘’coronavirus’’.
‘’Ne u mblodhëm dhe u sqarua se bëhet fjalë për një shtetase të huaj me prejardhje nga Britania e cila punon në Kosovë dhe ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona tjerë të infektuar. Pas disa simptomave,një kollë e lehtë, ajo ka ardhur pas orës 17.00 në infektivë për të bërë kontrolla dhe rezultatet jemi duke i pritur. Të gjitha materialet janë siguruar dhe pritet rreth orës 23 ose 00.00 të dalin rezultatet. Nuk ka pasë temperaturë por vetëm kollë. Ajo e ka ndjerë vetën të rrezikuar dhe i është drejtuar institucioit shëndetësor’’, tha Arben Vitia.
Lindita Berisha, drejtoreshë në Klinikën Infektive në QKUK, ka thënë se në orën 17:00 të shtunën ka ardhur një grua e cila dyshohet se ka virusin korovavirus.
Ndërsa ajo ka thënë se në mesnatë do të dalin rezultatet e saj.
Mostrat janë dërguar mënjherë në Laboratorin e Institutit Kombëtar, dhe janë në procedura laboratorike”, ka thënë ajo