Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve, kurse lëndime kanë pësuar ankuesi, që po përpiqej ta fikte dhe një zjarrfikës, shkruan InLajmi.

“Rr. Fehmi Agani, Ferizaj 07.02.2020-23:10.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë në të cilën ka qenë duke banuar pronë e një mashkull kosovar është përfshirë nga zjarri i cili është shkaktuar nga një qiri i cili ka qenë i ndezur. Ankuesi gjatë tentimit për të shuar zjarrin ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, lëndime ka pësuar dhe një zjarrfikës i cili ka marrë tretman mjekësor”, ka njoftuar PK-ja./InLajmi/





















