Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i rradhës nga Prokurori Special në Hagë.
Arifaj ishte ushtarak në Zonën Operative 125 të Pashtrikut.
Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit.
Me datë 14 shkurt të këtij viti Arifaj, ka thënë se do të paraqitet para prokurorit në Hagë.
“Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, ka thënë Arifaj.