Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, i ka ndarë Urdhrin e Lirisë veprimtarit të ndjerë Rrahman Bahtiri.
Thaçi përmes një postimi në rrjetin soacial Facebook, ka thënë se ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë i tij:
“Ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë”./InLajmi/