Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i shpreh ngushëllime familjes së bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës, për vdekjen e saj, shkruan InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin soacial Facebook ka shkruar se Nexhmije Pagarusha do të mbahet mend gjithmonë, sepse këngët e saj janë të pavdekshëm.
Postimi i plotë i tij:
Në moshën 86 vjeçare, sot në mëngjes, na paska lënë “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha”.
Ajo do të mbahet mend gjithmonë, sepse këngët e saj janë të pavdekshëm. Sepse ishte ikona e muzikës shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta./InLajmi/





















