Ministri i ri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka vizituar sot komunat që janë dëmtuar si pasojë e erërave të fuqishme që ndodhën ditë më parë.
Ai ka parë dëmet nga afër, ndërsa është shprehur se do të punojnë intensivisht për të evituar këto probleme, njofton Klan Kosova.
”Do të punojmë intensivisht që të ndërtojmë infrastrukturën ligjore e financiare që këto probleme të evitohen dhe rregullohen me një sistem të sigurimit të produktit bujqësor”.