Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se autostrada e Anamoravës do të bëhet brenda këtij mandati qeverisës.
Por, do të bëhet sipas ligjeve në fuqi, sipas Buxhetit 2020
Me ligj dhe mire, ka shtuar Abdixhiku, në një postim në Facebook.
“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por ,do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë.
Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën. Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mire.”