Me urdhër të presidentit Donald Trump SHBA-ja zhvilloj një operacion, në Jemen, ku u vra lideri dhe themeluesi i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vrasja e Qasim al-Rimit është lajm i mirë dhe shumë pozitiv.
Postimi i tij i plotë:
Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.
Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore./InLajmi/