Meteorologu Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se reshjet e borës do të vazhdojnë në vendin tonë.
Ai ka bërë të ditur se borë do të bie edhe sot e nesër, por edhe ditën e hënë.
“Deri ditën e hënë kemi mot jo stabil, do ketë reshje të borës edhe sot e nesër në mesdite. Temperatura minimale do të jetë minus 10. Nga e hëna sërish do të bie bore, do të zgjat 2-3 ditë, që është lajm i mirë për mbjelljet vjeshtore dhe për rritjen e ujerave”, ka thënë Tahirsylaj për T7
Ai ka thënë se temperaturat javën e ardhshme do të shkojnë deri minus 8 gradë.