Komuna e Istogut ka pësuar dëme të mëdha pas erërave të forta gjatë natës së kaluar të cilat po vazhdojnë edhe sot.
Insajderi ka siguruar disa fotografi ku shihet një autobus i rrëzuar si dhe prishje të shtyllave elektrike si pasojë e motit.
Sot gjatë ditës të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Istogut kanë pezulluar mësimin deri në një afat të pacaktuar si pasojë e erës së fuqishme.