Ministrja e re e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka pranuar detyrën nga ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Me këtë rast Reçica e ka njoftuar lidhur me punën që kanë bërë gjatë dy viteve të kaluara dhe i ka uruar Hajdarit suksese në detyrën e re, duke i thënë se do të ketë punë shumë,
Hajdari ka thënë se do të vazhdojnë proceset e shëndosha të iniciuara nga kjo ministri. Ajo ka theksuar se portofolja e punësimit është një çështje shumë e rëndësishme për Kosovën.
“Me planin qeveritar të ri, duhet të merren hapa konkret se çka dhe si do të adresohet çështja e punësimit”, është shprehur Hajdari, shkruan Koha.net.
Kujtojmë se me bashkimin e ministrive nga qeveria e re, Hajdari do të ushtrojë funksionin e ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.