Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci tha se do jetë gjithmonë zëri i grave edhe përkundër pengesave e grupeve të margjinalizuara.
Me tej tha se gratë janë jashtëzakonisht të fuqishme, krenaria e grave është maksimale.
“Angazhimi jonë për të drejtat e grave, të gjithë grupeve të margjinalizuara duhet të jetë maksimal, duhet të jemi zëri i padëgjuar, e drejta e mohuar, mundësia e pa ofruar”, shkroi Nagavci në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë :
Këtë foto po e postoj si premtim, si kërkesë për të gjitha ne.
Angazhimi jonë për të drejtat e grave, të gjithë grupeve të margjinalizuara duhet të jetë maksimal, duhet të jemi zëri i padëgjuar, e drejta e mohuar, mundësia e paofruar.
Ne ja kemi dalur të jemi në qeverisje e me përgjegjësi të larta. Rruga s’ka qenë as e lehtë e as e shkurtër, por beteja është e më e gjatë e më e vështirë se kaq.
Gratë e jashtëzakonshme e të fuqishme janë në jetën e secilit prej nesh. Ne mund të krenohemi vetëm atëherë kur fotot si kjo s’do të jenë përjashtim.
Gratë për e me gratë Bashkë /InLajmi/