Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot e ka bërë vizitën e parë si ministre në detyrë.
Ajo ka vizituar sot dhomën ku ka qëndruar Astrit Dehari gjate kohës së paraburgimit dhe ka parë nga afër pavijonin dhe vendet ku ka qëndruar ai.
Ministrja Haxhiu ka vizituar poashtu edhe dhomat tjera dhe ka pasur rastin të njoh kushtet e burgut duke biseduar me të paraburgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.