Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus ka uruar qytetarët e Kosovës për formimin e Qeverisë së re.
Ortagus në një postim në Twitter tha se mezi të ndërtojnë një partneritet të fuqishëm dhe të punojnë së bashku me njerëzit e Kosovës për rritjen e ekonomisë dhe fuqizimin e ligjit.
“Urime qytetarëve të Kosovës për formimin e Qeverisë së re. Mezi po presim të ndërtojmë një partneritet të fuqishëm dhe të punojmë së bashku për rritjen e ekonomisë, të fuqizojmë zbatimin e ligjit dhe të mbështesim rritjen e prosperitetit për njerëzit në rajon”, shkruan Ortagus.
https://twitter.com/statedeptspox/status/1224776529542074375?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1224776529542074375&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdepartamenti-amerikan-shtetit-uron-qytetaret-e-kosoves-per-formimin-e-qeverise-se-re%2F