Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë vizitëen a parë si minstre në Paraburgim në Prizren ku kishte humbur jetën aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari
Pas vizitës që zhvilloi, Haxhiu është prononcuar për media, ku përmendi kreparlamentarin Kadri Veseli, dhe tha që të rrijë larg rastit Dehari, shkruan InLajmi.
Kadri Veseli në një deklaratë gjatë seancës për votimin e Qeverisë Kurti iu kishte drejtuar kryeministrit Albin Kurtit se “do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar”.
Për vizitën e Haxhiut ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, në njoftim e tyre thuhet se “familja, aktivistët dhe shokët e Astritit presin drejtësi për këtë rast”.
Albulena Haxhiu dje mori postin e Ministres së Drejtsisë nga Abelard Tahiri./InLajmi/