Një polic ka kryer vetëvrasje sot në veri të Mitrovicës. Dyshohet se ai vrau veten me armë zjarri në banesën e tij, në rrugën e Kolashaniti.
Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
“Unë konfirmoj informacionin, por detajet do t’ua jap më vonë, pas procedurës së rastit”, tha shkurt Radoviq, raporton IndeksOnline.
Viktima dyshohet të jetë rreth 50 vjeçar, por që nuk dihet motivi i ngjarjes.