Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirje qytetarëvë qe të kursejnë ujine pijshëm sa me shumë.
“Uji duhet shpenzuar racionalisht jo vetëm gjatë ditëve të nxehta në hapësirë por, ai duhet kursyer edhe gjatë stinëve të ftohta, duke kontrolluar shpenzimin e ujit në objekte të mbyllura, në shtëpi, banesa , institucione apo biznese”, thuhet në njoftim
Kjo kompani përmes rrjetit social në Facebook ka bërë thirrje që të kryhen obligimet ndaj saj.
Postimi i plotë:
Prishtinë, 5 shkurt – Të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, e vetmja mënyrë e krijimit të kushteve elementare për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Uji duhet shpenzuar racionalisht jo vetëm gjatë ditëve të nxehta në hapësirë por, ai duhet kursyer edhe gjatë stinëve të ftohta, duke kontrolluar shpenzimin e ujit në objekte të mbyllura, në shtëpi, banesa , institucione apo biznese.
Ne e hapim çdo ditë ,rubinetin në banimet tona , për të pirë ujë, për të zier gjëra ushqimore, për të larë duart e pastruar fytyrën, për nevoja hixhienike.
E dijmë, se s’ka gjë më të lehtë e më të shpejtë sesa hapja dhe mbyllja e një rubineti në shtëpitë tona.
Por a e dini se, rruga e trajtimit të ujit të pijshëm është e gjatë, e mundimshme dhe ka një kosto të lartë derisa të vie në krojet tona të banimit.
Energji elektrike, pompa, pajisje, kimikate, gypa primar sekondar e terciar, derivate, fuqi punëtore, dije dhe investime, pra është një proces i gjatë që kushton.
Menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastërt, kushton!
A e dini se, 1000 litra ujë i trajtuar kushton vetëm 0,43 euro, derisa nëse ne e blejmë në dyqane një shishe të ambalazhuar prej 1.5 litra kushton po aq sa 1000 litra ujë të ujësjellësit , që ne e sjellim në krojet tuaja, por edhe i monitoruar vazhdimisht me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike nga laboratori i akredituar i kompanisë tonë dhe njëkohësisht i monitoruar edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.
Të nderuar konsumatorë, uji i pijshëm i KRU”Prishtina” sh.a. është i lirë dhe i pastërt, i përshtatshëm për ju, qoftë në aspektin ekonomik poashtu edhe shëndetësorë.
Paguani faturat për këtë shërbim dhe besoni që, çdo pagesë e juaja do të iu kthehet direkt në investime afatgjate infrastrukturore për ujë e kanalizim, nëse jo për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj!/InLajmi/