Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po konsideron që heqja e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia është gabim historik, dhe se për këtë AAK do të ndërmarrë masa konkrete.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se Albin Kurti, po dërgon lajme të mira për Serbinë e të këqija për prodhuesit e Kosovës, duke deklaruar se taksën 100 për qind do ta zëvendëson me reciprocitet.
“Taksa është vendos për shkak të fushatës agresive që Serbia ka përdor kundër Kosovës. Është gabim historik heqja e taksës, përderisa nuk kemi njohje reciproke. Zotëri Kurti, po dërgon lajme të mira për Serbinë e të këqija për prodhuesit e Kosovës. Politikisht veprim tepër i dëmshëm për vendin, por duket që ato pritjet nga folklori patriotik po zbehen para se të mendonim”, ka thënë Haradinaj