Dy ministrat serbë në qeverinë “Kurti” kanë marrë detyrën.
Dalibor Jevtiq, ministër për Komunitete e Kthim dhe Ivan Milojeviq, ministër për Zhvillim Rajonal kanë marrë edhe zyrtarisht detyrat.
Ata u shprehën se do të punojnë në interes të serbëve dhe të një jetese sa më të mirë për ta.
“Ne do të punojmë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe. Pra, ne nuk jemi në koalicionin qeveritar, por u besua mandati falë votave të fituara nga Lista Serbe në zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe se në përputhje me ligjet në fuqi, vende të caktuara në Kuvend dhe Qeveri u përkasin përfaqësuesve të serbëve”, thuhet në njoftim, transmeton IndeksOnline.
Ata thanë që si përfaqësues politikë të serbëve do të vazhdojnë të punojnë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe