Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku.
Policia e Kosovës thotë se një person ka mbetur i lënduar, shkruan InLajmi.
Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, njëra prej tyre është veturë e FSK-së.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet që kam deri më tani,një person është dërguar për tretman mjekësor” ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/