Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Vjosa Osmani ka thënë se Kuvend i Republikës së Kosovës do të bëjmë të pamundurën që vazhdimisht t’ia kujtojmë qeverisë që shëndetësia duhet të jetë prioritet, shkruan InLajmi
Osmani tutje shtoi se në qoftë nuk kemi politika të mirëfillta shëndetësore ne nuk presim që ky shtet të bëhet, ky shtet do të bëhet vetëm kur ne e vendosim prioritet jetën e foshnjave
“Sot kam ardhur në këtë vizitë timen të parë si kryetare e Kuvendit për një simbolik që të filloj aty ku fillon jeta dhe e dyta për të treguar se ndërtimi i prioriteteve dhe realizimi i tyre në aspektin e politikave shëndetësore i takojnë qeverisë, megjithatë ne si Kuvend i Republikës së Kosovës do të bëjmë të pamundurën që vazhdimisht t’ia kujtojmë qeverisë që shëndetësia duhet të jetë prioritet, pra jeta e fëmijëve në radhë të parë, shëndeti i nënave dhe fëmijëve janë parakusht që një shoqëri të ecë drejtë sukseseve. Në qoftë se nuk kemi politika të mirëfillta shëndetësore ne nuk presim që ky shtet të bëhet, ky shtet do të bëhet vetëm kur ne e vendosim prioritet jetën e foshnjave”, u shpreh Osmani.
Kurse, Drejtori i SHSKUKS-së, Basri Sejdiu duke e falënderuar Osmanin, tha se vizitat institucionale i bëjnë të ndihen shumë mirë .
“E përshëndesë kryetaren e porsazgjedhur zonjën Osmani, e cila për herë të parë viziton Klinikën e Neonatologjisë, klinik me shumë rëndësi të madhe për arsye se vërtet fëmijët janë një kategori që dëshirojnë përkushtim më të madh dhe vërtet vizitat institucionale neve na bën të ndjehemi mirë sepse kur janë sytë e institucioneve të kthyer nga shëndetësia atëherë vërtet presim një shëndetësi që e dëshirojmë të gjithë”
Edhe, Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xet Gojnovci, u shpreh i lumtur përe vizitin e Vjosa Osmanit.
Ishte kënaqësi të kemi në vizitë kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është kënaqësi gjithmonë të kemi një vizitë të tillë se kryetarja është ajo që duhet t’i përkrahë politikat shëndetësore, ka ardhur aty ku fillon jeta”, u shpreh Gojnovci./InLajmi/