• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Thyhet “tradita”, më shumë gra në qeverinë e re

J G nga J G
4 February 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Thyhet “tradita”, më shumë gra në qeverinë e re
3
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë që nga formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, në qeverinë e re të drejtuar nga Albin Kurti, që përbëhet nga 15 ministri, pesë prej tyre do to udhëhiqen nga gratë.

Ndërkohë, në krye të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur po ashtu një grua, Vjosa Osmani e cila zëvendëse të parë ka po ashtu një grua, deputeten Arbërie Nagavci.

Ministret gra të votuara të hënën në Kuvendin e Kosovës janë Albulena Haxhiu, ministre Drejtësisë, Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave – që të dyja nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami është emëruar ministre e Arsimit dhe Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kurse, nga komunitetet joserbe, Emilia Rexhepi do të jetë ministre e Administrimit të Pushteti Lokal.

Organizatat joqeveritare që merren me të drejtat e grave dhe fuqizimin e rolit të tyre në politike dhe shoqëri, e vlerësojnë si hap pozitiv emërimin e gjashtë grave në pozita vendimmarrëse, pasi disa herë kanë shprehur shqetësime se gratë janë të nënpërfaqësuara në shumicën e posteve udhëheqëse.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Hulumtime dhe Studime Gjinore, në një prononcim, thotë se në qeverinë e re është arritur kuota prej 30 për qind, çka sipas saj, nënkupton se sistemi i kuotave ka dhënë efekte pozitive.

“Realisht edhe kryeministri (Albin Kurti), edhe kryetarja e kuvendit (Vjosa Osmani) kanë ardhur nga gjeneratat e reja. Prandaj, është normale që të kemi një përfaqësim më të mirë sa i përket përfaqësimit gjinor. Po ashtu, kemi një përfaqësim të grave mjaft kualitativ. Më këtë shpresojmë se kjo qeveri të jetë më e gatshme që të rrisë edhe numrin e grave në punësim”, tha Demolli.

Edhe Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se rritja e përfaqësimit të grave në qeverinë e re, dëshmon se vullneti politik është në përputhje më kërkesat e organizatave joqeveritare dhe nevojën që të gjithë anëtarët e shoqërisë të marrin obligimet e tyre si pjesëtarë të barabartë.

“Më këtë mendoj se do të rritet edhe vetëdijesimi i shoqërisë për rolin e grave që kanë në përgjithësi, si në shoqëri, vendimmarrje dhe çdo fushë të jetës. Përveç rritjes së vetëdijesimit, do të luftohen edhe paragjykimet gjinore”, tha Krasniqi.

Përveç emërimeve në qeveri, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, gratë siguruan 38 nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës. Shumica e grave deputete siguruan ulëset në kuvend përmes votave të fituara, pa pasur nevojë për kuotë gjinore.

Sistemin e kuotave në Kosovë për herë të parë e pati aplikuar Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në vitin 2000. Në bazë të një rregulloreje, kërkohej që së paku 30 për qind të kandidatëve në listat e partive të jenë të gjinisë femërore.

Por, përfaqësuese nga shoqëria civile thonë se duhet të zbatohet Ligji për barazi gjinore, në të cilin thuhet se “përfaqësimi i pabarabartë – është atëherë kur pjesëmarrja apo përfaqësimi i njërës gjini, është më i ulët se 50 për qind në çdo organ dhe nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike”.

Në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e formuar në vitin 2017 dhe e cila numëronte 21 ministri, fillimisht ishin emëruar vetëm dy gra në poste ministrore, Dhurata Hoxha dhe Albena Reshitaj. Kjo e fundit një vit më vonë kishte dhënë dorëheqje.

Gjatë mandatit të të njëjtës qeveri, pas disa ndryshimeve në ministri, Adrijana Hoxhiq, kishte drejtuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kurse në fillim të vitit të kaluar, Dijana Zhiviq ishte emëruar ministre e Bujqësisë.

Një çështje tjetër që në vazhdimësi është ngritur si shqetësim, sa i përket përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, ndërlidhet me pushtetin lokal, pasi që të 38 komunat e Kosovës udhëhiqen nga burrat.

Pozita më e lartë e mbajtur ndonjëherë nga ndonjë grua në Kosovë është ajo e presidentes së Kosovës nga Atifete Jahjaga, nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Ndryshe në një raport statistikor për vitin 2019 të Institutit për Studime të Avancuara GAP, të publikuar javën e kaluar, thuhet se shkalla e punësimit të grave, sidomos në pozita të larta udhëheqëse, mbetet shumë e ulët në krahasim me burrat. Këto dallime janë më të shprehura sidomos në nivelin qendror.

Sipas këtij raporti, deri në ditën e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, vetëm dhjetë për qind posteve të larta drejtuese (ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm) menaxhoheshin nga gratë. Edhe në pozitat drejtuese në administratën komunale, theksohet në raportin e GAP-it, përfaqësimi i grave mbetet mjaft i ulët, me vetëm 20 për qind, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Përveç në pozita drejtuese, në përgjithësi, shkalla e grave të punësuara mbetet më e ulët se e burrave. Përderisa shkalla e papunësisë te burrat, më 2019, ishte 22.8 për qind, shkalla e papunësisë te gratë ishte 32.7 për qind. Në anën tjetër, thuhet në raport, interesimi i grave për të gjetur një vend pune është gati i të njëjtit nivel me atë të burrave.

Tags: Jeta KrasniqiMisioni i Kombeve të BashkuaraStudime të AvancuaraVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

I shumë kërkuari Vedat Muriqi

Postimi tjetër

Haradinaj i kërkon Kurtit e Osmanit të mos e heqin taksën 100%

Të ngjajshme Postime

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2
Kosovë

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi
KRYESORE

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes
KRYESORE

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet
Kosovë

Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

20 January 2026
Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës
KRYESORE

Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës

20 January 2026
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Pejë: Policia jep detaje, pas djegies së veturës së një polici

20 January 2026
Postimi tjetër
Haradinaj i kërkon Kurtit e Osmanit të mos e heqin taksën 100%

Haradinaj i kërkon Kurtit e Osmanit të mos e heqin taksën 100%

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu