Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot ka realizuar takimin e parë zyrtarë në postin e marrë ditën e djeshme si kryeparlamentare.
Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Osmani dhe Kosnett janë takuar në kabinetin e kryeparlamentares. Ndryshe Osmani u zgjodh dje në krye të Parlamentit të Kosovës, duke u bërë kështu femra e parë që vihet në një post të tillë.
Kosnett do të jetë ambasadori i parë i cili do të takojë Osmanin pas marrjes së postit të kryeparlamentares./InLajmi/