Erërat e forta që po mbretërojnë këto momente në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme në qytetin e bukur të Prizrenit.
Në qytetin e Prizrenit, përkatësisht tek Hamami i Gazi Mehmet Pashës, erërat e fuqishme kanë rrëzuar një pishë, raporton tv Prizreni.
Nuk raportohet për të lënduar, pasi policia dhe organet e tjera të shpëtimit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për ta larguar drurin nga rruga.