Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku me të marrë detyrën sot, në orët e mbrëmjes ka dalë në terren.
“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.
Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhduesheshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook. /InLajmi/